Rihapja pas COVID-19/ Shalsi tur takimesh me bizneset në vend

TIRANË- Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi po vijon një tur takimesh në disa nga sipërmarrjet në vend.

Ditën e sotme ministri Shlasi vizitoi kompanitë e përpunimit të qumështit në qytetin e Shkodrës, “Klegen”.

Me një eksperiencë mbi 20-vjeçare dhe me investime të shumta e të vazhdueshme, kompania “Klegen” ofron për tregun shqiptar një gamë të gjerë produktesh bulmeti të cilësisë së lartë.

Ministri gjatë vizitës së tij u njoh me kërkesat që ka biznesi në vend.

“Gjatë bisedës me Gencin, energjik dhe i palodhur, më parashtroi disa kërkesa të drejta, realizimi i të cilave mendoj se do të përmirësonte ndjeshëm aktivitetin e këtij sektori”, tha Shalsi./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu