Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj: Nis puna në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin në Rrogozhinë

Tiranë- Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri të ditur se ka nisur puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë.

“Projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse”, bëri të ditur ministri Ahmetaj.

Për rimëkëmbjen e dëmeve dhe pasojave të shkaktuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit duhen 1,076 miliardë euro. Dëmet llogariten në 985 milionë euro.

Sipas raportit të publikuar nga qeveria në fillim të muajit shkurt, 7,5% e dëmit është regjistruar në sektorin e edukimit.

Më 17 shkurt në Bruksel u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve e inicuar nga Bashkimi Europian në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Një shumë prej 1.15 miliardë euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua në përfundim të Konferencës.

Shuma e grumbulluar shkoi përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliardë euro.

Pavarësisht situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19, qeveria ka vijuar me programin e saj për rindërtimin e zonave të prekura nën moton “ndërto më mirë“. Aktualisht janë hapur disa kantiere ndërtimi si në Fushë-Krujë apo Kavajë. Po ashtu ka nisur edhe ndërtimi i shkollave të dëmtuara./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu