Ekipet e Bashkisë Bulqizë nisin rikonstruksionin e shkollës “Jani Fullani” në Martanesh

Bulqizë | Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, njoftoi mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi në “Facebook” se prej disa ditësh vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Jani Fullani”, në Martanesh.

Ai shkruan se nxënësit dhe stafi pedagogjik në shtator do të mund ta vijojnë procesin mësimor në kushte më të mira, ndërsa pohon se puna për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës arsimore vijon edhe në shumë shkolla të tjera të Bashkisë Bulqizë.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Alla:

Fëmijët në çdo anë të Bulqizës meritojnë vëmendjen maksimale për të vazhduar procesin mësimor në kushte sa më të përshtatshme.🙆‍♂️🙆‍♀️👨‍👩‍👧‍👦
Si edhe në shumë shkolla të tjera, ekipet tona prej disa ditësh po punojnë për rikontruksionin e shkollës “Jani Fullani”, në #Martanesh, e cila në shtator do t’i mirëpresë nxënësit dhe stafin pedagogjik në kushte shumë më të mira! 🏫
I lumtur nëse arrijmë të kontribuojmë siç duhet në edukimin e brezave të rinj!🙏🏻
Akoma më krenar nëse e kthejmë Bulqizën në një vend që u premton të rinjve të arsimuar një të ardhme profesionale të sigurt.🤲
#BulqizaJonë🌹
#eGjithëVëmendjaPërJu🌹
#Martanesh🌹

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu