VIDEO/ Rama s’e harron zanatin; shfaq talentin mbi fletoren e shënimeve për rindërtimin

Tiranë | Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, mbajtën ditën e sotme një konferencë virtuale me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me rindërtimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në këtë konferencë u tha se në bashkinë e Tiranës ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave, për familjet e prekura. Kryeministri Edi Rama u shpreh se “qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD”.

Mirëpo, teksa Veliaj fliste lidhur me ecurinë e rindërtimit dhe riparimit të dëmeve, ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte se kryeministri Rama po bënte sikur po mbante shënime dhe ishte i vëmendshëm për ato që kryebashkiaku po fliste, ndërkohë që nga pamjet e kamerave dukej fare qartë që po merrej me vizatime. Ndërkohë, në fund fare shihet që pjesa e fletores së shënimeve në të cilën po vizatonte fillon të nxihej nga zhgavarrinat.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka një pasion të veçantë për pikturën. Ai filloi të merrej me pikturë që herët në fëmijërinë e tij, ndërsa gjatë viteve të adoleshencës ai nisi të rrisë aftësitë e tij. Ndërkohë përveç pikturës, ai ka një pasion të veçantë edhe për basketbollin.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu