“Vendoseni Kosovën në hartë”, Dua Lipa dhe Rita Ora ngjallin debat të ashpër shqiptaro-serb (VIDEO)

Dy këngëtaret shqiptare me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora, i janë bashkuar një peticioni “online”, ku kërkohet nga kompania amerikane “Apple” që ta vendosë Kosovën në hartat e saj.

Madje, dy këngëtaret e kanë bërë edhe publike bashkimin e tyre me këtë nismë, për të kontribuuar në shtimin e numrit të nënshkruesve.

Një kërkesë e tillë ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale mes shqiptarëve dhe serbëve.

Madje zemërimi ka shkuar aq larg saqë është ngritur edhe një peticion tjetër nga serbët, ku i kërkohet kompanisë “Apple” që të mos e ndajë Kosovën nga Serbia në hartat e saj, por që deri më tani ka marrë vetëm 15 mijë nënshkrime, ndërsa ai për ta ndarë Kosovën nhga Serbia ka shkuar në mbi 100 mijë nënshkrime.

Aktualisht, në hartat e kompanisë “Apple”, Republika e Kosovës vijon ende të mos jetë e shkëputur plotësisht nga Serbia. Vija kufitare ndarëse mes këtyre dy shteteve është me vijëzim të zbehtë dhe nuk është e theksuar siç ndodh me shtetet e tjera.

Kujtojmë që Serbia vijon ende ta cilësojë Kosovën si provincë të saj me qeverisje autonome, megjithëse tashmë njihet nga shumë vende si shtet i pavarur, përfshirë edhe OKB.

(Videoja është përgatitur nga REL)

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu