Twitter dhe Facebook bllokojnë llogaritë e mbështetësve të Bolsoonaros

RIO DE ZHANEIRO– Twitter dhe Facebook pezulluan sot llogaritë e 16 mbështetësve dhe aleatëve të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë braziliane, si pjesë e një hetimi për një fushatë të dyshuar dezinformimi.

Tensionet janë rritur mes presidentit të ekstremit të djathtë dhe Gjykatës së Lartë. që po heton mbi akuzat sipas të cilave disa anëtarë të rrethit të Bolsonaros kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale për të diskretituar këtë institucion gjyqësor dhe duke kërcënuar gjyqtarët.

Gjyqtari, Alexandre de Moraes e justifikoi vendimin e tij duke konfirmuar se këto llogari të përdoruesve duhet të bllokohen për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme, akuzave shpifëse, kërcënimeve dhe krimeve kundër gjykatës.

Mes llogarive të pezulluara bëjnë pjesë ato të ish-deputetit konservator,Roberto Jefferson, manjatit të biznesit, Luciano Hang dhe të militantes së ekstremit të djathtë, Sara Winter./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu