Arrin në mbi 10 mijë numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shkup | Ka shkuar në mbi 10 mijë numri i personave të infektuar me sëmundjen e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga shfaqja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën, janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086.

Viktima të reja nuk janë regjistruar, kështu që numri i të vdekurve mbetet 460.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, me 39 raste dhe Kumanovë, me 20 raste, ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, raste aktive janë 4,199.

Të dielën janë regjistruar edhe 70 persona të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 5,427.

Të dhënat i referohen testimit të 1,077 mostrave. Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu