“Google” shtyn deri në 2021 punën nëpërmjet internetit

NJU JORK– Përballë pandemisë së COVID-19, gjiganti amerikan i internetit “Google” njoftoi sot se ka vendosur t’i lejojë punonjësit e tij të telekomunikojnë punën nëpërmjet internetit deri në fund të vitit shkollor të ardhshëm, domethënë deri në korrik 2021.

“Për t’u dhënë punonjësve mundësinë që të organizohen paraprakisht, ne po zgjasim deri më 30 qershor 2021 opsionin e punës nëpërmjet internetit për të gjithë ata që duan dhe që nuk e kanë të nevojshme të jenë në zyrë”, u shpreh drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai.

Sipas “Wall Street Journal”, ky vendim do të prekë pothuajse të gjithë punonjësit me kohë të plotë ose me kontratë të kompanisë mëmë “Alphabet” në botë, ose rreth 200 000 persona në total./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu