Humoristi Zef Deda feston 70-vjetorin e lindjes; Djali i tij i dedikon si rrallëherë këto fjalë

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Djali i tij, Julian Deda, i cili po ashtu është shumë i njohur si aktor dhe humorist, ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të ndjera, duke publikuar edhe disa foto të të gjithë familjes.

“Gëzuar 70-vjetorin bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’i ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerëzit, janë elementët që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë. U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush”, – ka shkruar Juli krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Edhe ndjekësit kanë komentuar menjëherë duke lënë komente nga më pozitivet dhe duke e uruar aktorin e njohur të skenës shqiptare, i cili ka dhuruar gjithmonë shumë të qeshura tek publiku i tij.

Fotografia e Julian Deda

Fotografia e Julian Deda

Fotografia e Julian Deda

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu