Maqedonia e Veriut/ 5 viktima dhe 102 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se janë konfirmuar 102 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total të tyre në 10,315 persona.

Ndërkohë që numri në total i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 471.

Kujtojmë se deri më tani në këtë shtet janë shëruar 5,663 pacientë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu