Bulqizë/ Përfundon puna për rikonstruksionin e Çerdhes nr.2, Alla: Kushte komode për rreth 60 fëmijë

Bulqizë | Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka inspektuar sot nga afër punën e bërë për rikonstruksionin e Çerdhes nr.2 në Lagjen e Re të qytetit.

Fondi për rikonstruksionin e kësaj çerdheje kap vlerën e 17 826 380 lekëve, pa TVSh.

Rikonstruksioni i kësaj çerdheje u bë për herë të parë që nga ndërtimi i saj. Pas një kohe të gjatë pa vënë dorë mbi të, tashmë ky ambjent është rikonstruktuar tërësisht, duke ndërhyrë në suvatime, tarracë, dyer, dritare, pllaka, tualete, si edhe u instalua sistemi i ngrohjes me kaldaja.

Lajmin e mirë për përfundimin e punimeve në këtë institucion përkujdesjeje dhe edukimi e ka njoftuar edhe vetë kryebashkiaku Lefter Alla. Përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”, ai shkruan se tashmë rreth 60 fëmijët e saj do të edukohen dhe rriten me kushte shumëherë më të mira.

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtareFotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu