Bulqizë/ Infektohet me COVID-19 përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore

Bulqizë | Ditën e sotme mësohet se përgjegjësi për Sigurimet Shoqërore në Bashkinë Bulqizë ka rezultuar pozitiv me sëmundjen e COVID-19, – raporton Top Channel.

Ndërkohë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Dibër dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë vazhdojnë me protokollet për ndjekjen dhe gjurmimin e këtij rasti.

Gjithashtu janë marrë masat për karantinimin në banesë të personit në fjalë dhe dezinfektimin e ambienteve.

Ai ka pasur kontakte edhe me persona të tjerë për shkak edhe të pozicionit të punës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu