Fondi i Ekselencës i Ministrisë së Arsimit/ Shahini: Do të mbështesim 14 studentë të shkëlqyer

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini tha sot se 14 studentë të shkëlqyer do të mbështeten me bursë nga Fondi i Ekselencës i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të kryer studimet jashtë vendit.

“Ata janë pranuar në universitetet më të mira të botës, si Harvard, Columbia apo Maastricht, në degë të ndryshme, nga Sistemet e Integruara të Ndërtimit deri tek Inxhinieria Biomjekësore”, tha ajo.

Po ashtu, Shahini shtoi se ka biseduar me këta studentë mbi reformat e deritanishme në sistemin arsimor, duke marrë një sërë sugjerimesh të vlefshme për t’u përmirësuar në vijim.

“Ndërkohë, mezi pres që përvojën e vyer që do të fitojnë jashtë ta përkthejnë në dobi të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Iu dëshiroj rrugëtim të mbarë akademik”, tha ajo./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu