Këngëtari i njohur shqiptar humb njeriun më të shtrenjtë

Është ndarë nga jeta babai i këngëtarit të njohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi. Lajmin e hidhur e ndau në rrjetet sociale vetë Shkëlzen përes një postimi në “Facebook”.

Jetishi postoi një foto me të atin e ndjerë dhe shkroi: Sot u nda nga jeta babai ynë Sokol Jetishi.

Sokol Jetishi u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ndërkohë kolegë, familjarë dhe fansa të këngëtarit kanë shprehur ngushëllime.

Në një postim tjetër të mëvonshëm, Shkëlzeni njoftoi se për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, nuk do të ketë grumbullime dhe se babait të tij lamtumira e fundit do t’i jepet tek varrezat, pasi ambienti është i hapur.

“Duke pa situaten ne te cilen ndodhemi , kemi vendos qe e pamja te kryhet tek varrezat…shum faleminderit per mirekuptim….”, – shkruan këngëtari.

Fotografia e Shkelzen Xeni Jetishi

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu