Ballina Aktualitet Do të jetë sezoni i fundit si drejtues i City-t, Pep Guardiola:...

Do të jetë sezoni i fundit si drejtues i City-t, Pep Guardiola: Dua një aventurë të re

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka konfirmuar se do të drejtojë “Qytetarët” për herë të fundit. Ai bën me dije se shpreson që të largohet duke fituar Champion Leaguen me skuadrën angleze. Spanjolli do një aventurë të re, një sfidë të madhe në një klub që ka nevojë të ringrihet.

“Do të jem në krye të Manchester City-t në këtë sezon të fundit. Objektivi im është të jap lamtumirën me trofeun e Champions League. E ardhmja? Dua një aventurë të re, një sfidë, ndoshta një klub të madh që ka rënë dhe ka nevojë për një dorë“, – tha ai.

Fjali që i nxisin imagjinatën e tifozëve të Barcelonës për një rikthim të mundshëmn, ose Milanit. Guardiola mund të dojë një aventurë në Serie A dhe “Djalli” shpreson për një fillim të ri duke kthyer faqen krejtësisht në klub.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu