”Huawei” mbetet lider botëror i smartfonëve

Logos of Chinese electronics giant Huawei are pictured at the company's booth ahead of the opening of the 55th IFA (Internationale Funkausstellung), on September 2, 2015 in Berlin. IFA, one of the world's biggest consumer electronics shows, opens for the media before the public is invited from September 4 to 9. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

PEKIN– Në krye, pavarësisht presioneve, ”Huawei” është bërë në tremujorin e dytë shitësi numër një i smartfonëve, në një moment kur grupi kinez po lufton kundër SHBA-së për vendosjen në botë të teknologjisë së tij 5G.

Giganti i telekom ndodhet në qendër të rivalitetit kino-amerikan, në sfondin e luftës tregtare dhe teknologjike dhe dyshimeve për spiunazh.

”Huawei” është konsideruar si lideri botëror i 5G, një standard i ri i teknologjive mobile të vendosura për të revolucionarizuar internetin dhe vendosja e të cilit duhet të përshpejtohet.

Në mënyrë paradoksale, pandemia e koronavirusit të ri ka ndihmuar Huawei-n, duke penalizuar më tej konkurrentin e tij kryesor.

Mes prillit dhe qershorit, grupi kinez shiti 55,8 milionë telefona (-5% gjatë një viti) kundrejt 53,7 milion për ”Samsung” (-30%).

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm që pak njerëz do ta parashikonin një vit më parë”, theksoi Ben Stanton, analist në Canalys, duke parë efektin e COVID-19.

“Huawei’ ka përfituar nga rimëkëmbja ekonomike në Kinë për të rifilluar aktivitetin e tij në fushën e smartfonëve, ndërkohë që tregjet kryesore të konkurrentit të tij ‘Samsung’ (Brazil, Indi, SHBA dhe Europe) mbeten të prekura nga pandemia”, theksoi Stanton./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu