Infektohen me koronavirus katër të dënuar në burgun e Zaharisë

Krujë | Ditën e sotme mësohet se kanë reyultuar poyitivë në testin për COVID-19 katër të dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë, – raporton ABC News. Të infektuar raportohet të jenë dy persona mbi 60 vjeç si dhe dy më të rinj.

Sa i përket dy personave të moshës mbi gjashtëdhjetë, ata janë dërguar në spitalin e burgut, ndërsa dy të tjerët në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Mbetet ende e paqartë pse këta dy të burgosur janë transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.

Bëhet e ditur po ashtu se të burgosurit dyshohet se e kanë marrë virusin nga sallat e gjyqeve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu