Këmbimi valutor /Monedhat e huaja forcojnë pozitat në raport me Lekun

TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me Lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 105.61 lekë ose 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa euro u forcua me 0.07 lekë dhe këmbehet me 123.95 lekë.

Në raport me lekun, pozitat i forcuan sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 137.31 lekë ose 0.52 lekë më shumë. Ndërsa franga zvicerane u ngjit në kuotën e 115.47 lekëve ose 0.26 lekë më shume se ditën e mërkurë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Ndërkohë kursi i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm dhe i stabilizuar.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 105.61 +0.08
Euro EUR 123.95 +0.07
Poundi Britanik GBP 137.31 +0.52
Franga Zvicerane CHF 115.47 +0.26
Jeni Japonez (100) JPY 100.58 +0.02
Dollari Australian AUD 75.51 -0.26
Dollari Kanadez CAD 78.78 -0.31
Korona Suedeze SEK 12.05 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.60 -0.02
Korona Daneze DKK 16.68 +0.03
SDR SDR 148.57 +0.24
Ari(OZ 1) XAU 206300.82 +34.27
Argjend(OZ 1) XAG 2486.52 -78.22
Juani Kinez (onshore) CNY 15.08 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 15.07 -0.01
Lira Turke TRY 15.12 -0.04

/atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu