Bulqizë/ Katër vatra zjarri brenda 1 jave, zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia dy banesa në Zall Strikçan

Bulqizë | Katër vatra zjarri në pyje kanë rënë brenda kësaj jave në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Ekipet zjarrfikëse në Bashkinë Bulqizë dhe Drejtoria e Pyjeve kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e 4 rasteve të zjarrit në pyje.

1 – Rasti i parë u shfaq në Ekonomine Pyjore Gjuras-Mazhicë, në pyje ahu dhe kullota, në vendin e quajtur “Livadhet e Dervenit”. Me të marrë njoftimin, shërbimi zjarrfikës, së bashku me Drejtorinë e Pyjeve, bënë të mundur shuarjen e flakëve vetëm pas 5 orëve. Nga kjo vatër u dogj një hapësirë prej 6 hektarësh.

2 – Rasti i dytë u shfaq në Ekonomine Pyjore Liqeni i Zi, në vendin e quajtur “Maja e Tezallës”. Me të marrë njoftimin, për në vendin e ngjarjes u nisën shërbimi zjarrfikes së bashku me Drejtorine e Pyjeve, të cilat bënë të mundur shuarjen në kohë rekord të flakëve. Nga kjo vatër u dogj një hapësirë rreth 0,1 hektarë pyje ahu.

3 – Rasti i tretë është shfaqur në fshatin Zall Strikçan, ku u dogjen rreth 2 hektarë livadhe, pemtore, e ara bejqësore. Megjithatë  falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i banesave, pasi dy prej tyre u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët.

4 – Rasti i katërt është shfaqur në Ekonomine Pyjore Zerqan, në vendin e quajtur Shkoza e Sopotit. Duke qenë terren i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje, vetëm pas 3 ditësh luftë me flakët pa u ndalur, shëbimi zjarrfikës dhe Drejtoria e Pyjeve kanë mundur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Fatkeqësisht në këtë zonë është djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe dhe jane përshkuar rreth 11 hektarë.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

Bulqizë/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, mëngjesi nis me faljen e namazit në xhami

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu