“Duhen depolitizuar komisionet zgjedhore”/ Rama: Sistemi i korrupton njerëzit

Foto ilustruese

Tiranë- Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e djeshme se arrestimi i komisionerëve zgjedhor, ishte një arsye e fortë për të bindur edhe ata që nuk ishin bindur pse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Gjatë një interviste televizive, Kreu i Ekzekutivit tha se “nuk e korruptojnë njerëzit një sistem, sistemi i korrupton njerëzit”.

Ai shtoi se “prandaj duhen depolitizuar komisionet zgjedhore”.

“Ajo që ishte më flagrante, nga pikëpamja e provës, ishte që ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave rezultojnë të jenë hajdutët më të mëdhenj të votave”, theksoi Rama duke shtuar se “zgjedhjet në Shqipëri nuk përmbysen nga fenomenet negative, rezultati del ai që ka vendos populli sovran”.

“Nuk janë përmbysur zgjedhjet ndonjë herë në Shqipëri zgjedhjet nga fenomenet negative. Fenomenet negative influencojnë, ka pasur fenomene shumë negative në 2011, por prap rezultati u përmbys nga kapja e KQZ, nuk u përmbys nga numërimi që prapë doli me 10 vota plus. Nuk përmbysen zgjedhjet në kuti, çështja është te tkurrja e e mëtejshme këtyre fenomeneve dhe depolitizimi do të bënte që ky fenomen të neutralizohej plotësisht”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se ”marrëveshja e 5 qershorit këtë fenomen e ngre në piedestal, pasi nuk u depolitizua administrata zgjedhore në nivelin e komisionerëve”.

“Politizimi i komisioneve sjell me vete edhe këtë sëmundje të keqe, që nuk e influencon rezultatin në pikën që ta përmbysë, por sigurisht prek pjesë të caktuara të procesit”, u shpreh kryeministri Rama./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu