Humb betejën me koronavirusin, ndahet nga jeta vëllai i drejtuesit vendor

Është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19, Adem Latifi, vëllai i Kryetarit të Rahovecit në Kosovë, Smajl Latifi. Kështu ka njoftuar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska ndërru jetë vëllai i madh, Ademi. Ka qenë i prekur me COVID-19. Jam pjesë e dhimbjes dhe e mërzisë së tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqve, ngushëllime!,” është shprehur Nitaj.

Lidhur me këtë ka shprehur një mesazh ngushëllimi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se: “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj. Pushoftë në paqe”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu