Investimet në turizëm e agroturizëm/ Rama: Puna e shqiptarëve ka krijuar burime mbresëlënëse fitimi

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të mrekullueshme nga investimet miliona euro falë dhe politikave mbështetëse të qeverisë, të realizuara në turizëm dhe agroturizëm.

Rama nënvizon se kjo është puna e palodhur e atyre që nuk rrinë duke u ankuar nëpër klube e profile fallco.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë”,- nënvizon Rama, ndërsa publikon dhe shifrat e investimeve si në hoteleri e restorante, sa i takon turizmit, ashtu dhe në agro-turizëm.

Investimet në Turizëm 2019-2020
Durrës: 152 500 00 euro
Sarandë: 9 500 000 euro
Vlorë: 39 600 000 euro
Lezhë: 3 400 000 euro
Shkodër: 5 700 000 euro
Kavajë: 29 500 000 euro
Himarë: 79 600 000 euro
Korçë; 23 000 000 euro
Berat: 22 200 000 euro
Tropojë: 5 000 000 euro
Tiranë 254 800 000 euro

Investimet në agroturizëm 2018-2020
Tiranë 1 000 000 euro
Lezhë 243 000 euro
Berat: 322 000 euro
Dibër: 599 000 euro
Durrës: 781 000 euro
Vlorë: 474 000 euro
Fier: 305 000 euro
Shkodër: 66 000 euro
Gjirokastër 432 000 euro
Korçë 664 000 euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu