Kosovë/ 10 viktima dhe 224 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Përsa i përket viktimave, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 9 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 236 persona nga koronavirusi.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu