Kurban Bajrami i gjen banorët e Kodrës së Danit me rrugë të re; ishte lënë në harresë për më shumë se 20 vite

Bulqizë- Festa e Kurban Bajramit edhe pse në periudhë COVID-i nuk e ndali traditën shumëvjeçare të therrjes së kurbanit në teqetë e Bulqizës. Imami i Fushë Bulqizës Ali Shehu uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar se kjo ditë i bën të gjithë të barabartë përpara zotit.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Lefter Alla, i cili inauguroi edhe rrugën Dile Marini-Kodra e Danit e cila u mundësua falë fondeve të bashkisë. Kjo rrugë ishte lënë në harresë për më shumë se 20 vite dhe falë investimit të bashkisë u bë e mundur shtrimi i saj me asfalt. Alla u uroi të gjithë besimarëve të zonës festën e Kurban Bajramit dhe u premtoi atyre mbështetje në vazhdim.

“Në këtë ditë të mirë, uroj të gjithë besimtarët e bashkisë tonë gëzuar Kurban Bajramin. Ndoshta nuk është një ditë feste siç ka qenë herët e tjera për arsye të COVID-19 por gjithsesi ne kemi zgjedhur të festojmë secili në mënyrën e vet këtë festë madhështore. Edhe një herë nga ky vend i mirë uroj të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar Kurban Bajramin. Ndërsa për premtimet, këto janë detyra në fund të fundit të një njeriu që ka zgjedhur të drejtoj. Ju premtoj që punët e mira për bashkinë tonë sapo kanë filluar”,- tha kryebashkiaku Alla.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu