Pas Artur-Pjaniç, Barcelona dhe Juventusi bëjnë gati shkëmbimin tjetër

Mesa duket Pjaniç-Artur nuk do jetë shkëmbimi i vetëm mes Barcelonës dhe Juventusit. Dy klubet e mëdha europiane po mendojnë për një tjetër shkëmbim lojtarësh mes tyre.

Sipas “Calciomercato.com” Barcelona po mendon të ofrojë Ivan Rakitiçin plus 30 milionë euro për mesfushorin e Juventusit Rodrigo Bentakur.Kontrata e Rakitiçit me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2021 dhe vlera e tij ka rënë ndjeshëm për shkak të moshës së madhe që ka kroati 32 vjeç. Juventus dhe Barcelona po mendojnë të presin përfundimin e Ligës së Kampionëve për  tu ulur në tryezë dhe më pas për të diskutuar mbi shkëmbimin e bujshëm.

Kujtojmë se para pak kohësh në aksin Torino-Barcelonë u kompletua një shkëmbim, pikërisht ai mes Artur Melos dhe Miralem Pjaniçit./panoramasport

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu