“Të hapen dyert”, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve për finalen e Kupës

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar të shtunën qeverisë të vendos hapjen e dyerve për tifozët në kuadër të finales së Kupës së Republikës, që do të luhet të dielën e 2 gushtit në “Air Albania”, mes “Tiranës” dhe “Teutës”, duke nisur nga ora 20:00.

FSHF në kërkesën drejtuar qeverisë, mesditën e sotme, kërkon që instancat përkatëse shtetërore të marrin shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas portës.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte”,- deklaron FSHF.

“Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”,- thekson FSHF në deklaratën e saj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu