Rënia e punëtorit nga skela në Tiranë, policia arreston inxhinierin e firmës, pronari procedohet penalisht

Tiranë | Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një punëtor 25-vjeçar ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim. Ai mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sot policia njofton se ka arrestuar inxhinierin e firmës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe po procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të pallatit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e moszbatimit të rregullores së ndërtimit për mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme mbeti i dëmtuar një 25-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu