Kakavijë/ Radhë 5 km të gjata, njerzit presin me orë të tëra në doganë

Kakavijë – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës ditën e sotme ndërsa burime bëjnë me dije se mjetet dhe pasagjerët që presin për të kaluar janë nga pala greke.

Mësohet se radhët e makinave të krijuara janë përgjatë 5 kilometrave pasi pala e vendit fqinj në portën hyrëse më Shqipërinë ka punuar vetëm me dy sportele dhe një kolonë makinash.

Emigrantët apo shtetasit shqiptarë rezidentë në Greqi kanë pritur për orë të tëra për t’u kthyer në Shqipëri ndërsa raportohet se nga pala shqiptare situata ka qenë e qetë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu