Tragjike/ U fut të lahej në pishinë, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar

Ravenna – Një shqiptar 40-vjeçar ndërroi jetë mbrëmë pas një zhytjeje në pishinë në një rezidencë hoteli në Lido di Savio, në bregdetin e Ravennas.

Episodi ndodhi rreth orës 23:00, kur burri, i cili ishte në pishinë me disa familje dhe miq, u zhyt dhe u vu re menjëherë pasi trupi doli mbi ujë.

Edhe pse miqtë bënë të pamundurën ta risjellin në jetë ishte e kotë.

Sipas hipotezave të para, vdekja mund të lidhte me një traumë të kafkës ndërsa i ndjeri është marrë nga ambulanca dhe pritet të shpjegohet saktësisht motivi për vdekjen e tij pas ekspertizës mjeko ligjore.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu