Cikalleshi “kacafytet” me Bes Kallakun në mes të lokalit (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi është rikthyer në Shqipëri teksa pret urdhrat e trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat eshtatorit.

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi ishte duke darkuar me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, me të cilin kanë miqësi familjare. Nuk mund të mungonin shakatë në këtë takim mes futbollistit dhe humoristit.

Ka qenë bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory”, iu ka nxjerrë “bojën” të dyve, duke postuar një video “pikante”, ku Cika dhe Kallaku, shfaqeshin duke u shtyre me njëri-tjetrin se kush do të paguante. “Po kalonin mirë deri në momentin që njëri u çua për të paguar”, ishte mbishkrimi i Xhensilës në videon e publikuar.

“Jo s’ke shans të paguash”, dëgjohet të thotë Bes Kallaku në video. E gjitha kjo në kuadrin e shakasë, pasi të dy janë miqë shumë të mirë. http://sport.albeu.com/sport/cfare-ndodhi-cikalleshi-kacafytet-me-bes-kallakun-ne-mes-te-lokalit-video/537743/

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu