Ambasadorja Kim viziton alpet shqiptare: Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur

Shkodër | Pas jugut, duket se së fundmi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Juri Kim, ka vendosur që të vizitojë për pushime edhe Veriun e Shqipërisë.

Mësohet se ambasadorja amerikane ka qenë në Lëpushë, zonë e cila ndodhet në Malësinë e Kelmendit, në Shkodër.

Ajo shkruan se Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur dhe se do të kthehet sërish, duke ndarë edhe disa foto me publikun.

“Malet e Shqipërisë janë vërtet të bukura. Shpresoj të kthehem së shpejti përsëri”, – ka shkruar ambasadorja në rrjetin social Instagram.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu