Artizanet e Bulqizës; Gratë që braktisën profesionet për të trashëguar traditën e të parëve

Bulqizë | Prej vitesh Nexhmie Lala dhe Selvije Koçi punojnë veshjet karakteristike të trevës së Bulqizës. Që të dyja kanë braktisur profesionet e veterineres dhe edukatores dhe kanë ngritur një biznes që çon përpara traditën e kësaj zone.

“Ne mundohemi si artizane që ta mbajmë dhe ruajmë këtë identitet të zonës sonë. Çdo gjë arrihet, megjithëse me vështirësi shumë të madhe, sepse në fillim nuk ka fitime por ama po të kesh dëshirë realizohet gjithçka”, – shprehen ato në një intervistë për Top Channel.

Si artizane ato kanë punuar me kujdes duke ruajtur të gjitha elementet e veshjes së vjetër të trashëguar nga gjyshet dhe nënat bulqizake ndër shekuj.

Edhe ky biznes si shumë sektorë të ngjashëm në Shqipëri po vuan pasojat e pandemisë.

“Deri para 2020-ës ecte mirë, këtë vit kemi dështuar totalisht për asye se nuk ka aktivitet dhe nuk ka dasma. Kur nuk ka dasma dhe aktivitet nuk nxjerrim asgjë, pasi kjo punë lidhet drejtpërdrejt me to. Që nga marsi e mbrapa ne jemi…

Unë mundohem se këtu vijnë shumë goca, se këto gocat e reja i veshin zakonisht dhe u them mundohuni që të merrni zanatin tonë se neve vijmë duke u plakur, por jo më”, – shprehet artizanja Nexhmie.

Llojet kryesore të veshjeve që punohen prej këtyre artizaneve janë ato për burra dhe për gra, sipas grupmoshave të ndryshme. Këto veshje përdoren në dasma e festa të ndryshme familjare.

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Nexhmie Lala Kostume Popullore

Fotografia e Kostume popullore Nexhmie Metalla Lala

❤️

Posted by Fisnik Pepa on Thursday, August 27, 2020

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu