Dhurata Dora bëhet imazhi promovues i markës së famshme botërore të veshmbathjeve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është bërë imazhi promovues i markës së njohur botërore të veshmbathjeve, “Puma”.

Ajo ka realizuar disa fotografi me atletet e koleksionit më të ri të kësaj marke, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Dhurata Dora ftohet për bashkëpunim nga dy brende të mëdha botërore -  Telegrafi

Në imazhet e fundit, Dhurata shfaqet shumë tërheqëse, teksa pozon me flokët e saj me nuanca qielli, gri dhe rozë.

“Përgjithmonë ekstra, përgjithmonë e lirë, përgjithmonë unë, përgjithmonë me disponim”, – ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Dhurata Dora ftohet për bashkëpunim nga dy brende të mëdha botërore

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun e saj.

Dhurata Dora gjatë verës solli dy projekte muzikore, këngën solo “Ferrari” dhe bashkëpunimin me Azetin, “Fajet”.

Të dyja këto projekte muzikore u pritën mirë nga fansat e këngëtares, e cila si gjithë estrada ka qenë joaktive me koncerte gjatë verës, për shkak të pandemisë globale COVID-19.

Dhurata Dora e mahnitshme në reklamën për brendin botëror Puma - Gazeta  Express

S'mund të dukej më bukur! Dhurata Dora shfaqet në reklamën e markës së  famshme sportive

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu