Përgatitjet për vitin e ri shkollor, pastrohet rruga e shkollës në Fushë Bulqizë

Bulqizë | Në kuadër të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia Bulqizë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e një infrastrukture arsimore sa më cilësore.

Prej ditësh ekipet e punës kanë qenë në terren për riparimin, lyerjen dhe mirëmbajtjen e ambienteve shkollore në të gjithë territorin e bashkisë, ndërsa së fundmi ka nisur puna edhe për pastrimin e rrugës që të çon për në shkollën e Fushë-Bulqizës nga inertet dhe bimësia e egër.

Ndërkohë, aktualisht ndërhyrje po bëhen edhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar ‘Elez Koçi’ në Ostren të Madh dhe në shkollën 9-vjeçare në Ostren të Vogël.

Burime nga Bashkia Bulqizë shprehen se gjatë kësaj jave do të ketë një angazhim edhe më të madh për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve arsimore, për të qenë gati për nisjen e vitit të ri shkollor më 14 shtator.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu