Foto/ Odise Roshi e “dogji” për fejesë, i dhuron unazë 20.000 euro partneres

Tiranë – Një ditë pas mbërritjes në Tiranë nga Bjellorusia, futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi ka shpallur fejesën me modelen Silvi Shkëmbi, në një festë tepër private ku ishin të ftuar rreth 100 veta në ambientet e një lokali luksoz në Tiranë.

Duket se rregullat antiCovid për të frenuar përhapjen e virusit nuk e kanë ndalur çiftin e ri, duke shkelur kështu masat parandaluese.

Ai ka organizuar një ceremoni ku kishte të ftuar njerëz të afërm të çiftit, si dhe shokët e skuadrës kuqezi Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi.

Anësori Roshi duket se nuk është kursyer aspak në dhuratat që i ka bërë të dashurës së saj.

Ai ka dhuruar partneres së tij, Silvi, një unazë të çmuar prej 20 mijë eurosh dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu