Tentoi të përdhunonte 8-vjeçaren, profesori pedofil i jep fund jetës në burg

Tetovë – Një profesor nga Tetova i dyshuar për përdhunim të një vajze 8-vjeçare, është vetëvrarë dje rreth orës 16:00 në burgun e Shutkës në Shkup, njoftojnë autoritetet e burgut.

Profesori 61 vjeç është vetëvrarë në qelinë ku ka qenë i vendosur, ndërsa pasi është gjetur është konstatuar vdekja.

Ai ishte arrestuar në fund të shkurtit të këtij viti nën akuzë për tentim përdhunim të të miturës. Tentimin për përdhunim e ka denoncuar nëna e vajzës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu