E rëndë në Gostivar/ Burri masakron me sëpatë gruan në dhomën e gjumit

Foto ilustruese

Gostivar | Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar brenda një familjeje në qytetin Gostivarit, ku një burrë ka masakruar me një armë të ftohtë të llojit sëpatë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjishnicë.

Ka qenë djali i çiftit ai që ka njoftuar policinë për krimin makabër.

Sipas burimeve policore, 65-vjeçari ka vrarë në dhomën e gjumit gruan e tij, shtetasen me inicialet Xh.I.

Menjëherë pas kryerjes së krimit të rëndë, 65-vjeçari me iniciale B. I., është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Ndërkohë policia po punon për gjetjen, kapjen dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu