INSTAT: Paga mesatare u rrit me 2.9% në tremujorin e dytë të vitit

TIRANË- Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është 54.149 lekë, duke u rritur me 2,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, është 2,18 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e bujqësi, pyje dhe peshkim është 37,5 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e industrisë ka rritjen më të madhe prej 4,4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë, është 77,3% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e punëtorëve (profesione elementare) është 41,1% më e ulët.

Paga për grup-profesionin e punonjësve të shitjeve dhe të shërbimeve ka rritjen më të madhe prej 4,9% gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një ulje prej 4,1%./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu