Nxënësi 17-vjeçar thekson rëndësinë e arsimit profesional: Shkolla më ka shërbyer për teorinë dhe praktikën

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënvizoi sot rëndësinë e arsimit profesional në përgatitjen e profesionistëve të së sotmes dhe të ardhmes.

Ministrja solli shembullin e 17-vjeçarit, Besnik Koburja, i cili theksoi rëndësinë e arsimit profesional në aftësimin për tregun e punës.

“Shkolla më ka shërbyer për teorinë dhe praktikën”, u shpreh Besniku, nxënës i profilit elektroteknik, i cili ka kryer praktikën pranë shkollës dhe do të vijojë punën me të atin në biznesin familjar.

Arsimi profesional është rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Aktualisht, numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu