Pushtetari përballë qytetarit; 1 vit pas ardhjes në pushtet, Lefter Alla ‘jep llogari’ para qytetarëve të Bulqizës

Bulqizë | Një vit pas marrjes së detyrës, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter All ka nisur dëgjesat publike me banorët e njësive administrative. Takimi i tij i parë u zhvillua me banorët e Lagjes së Re në Njësinë Administrative Bulqizë, në ambient të hapur dhe duke ruajtur distancimin social për shkak të pandemisë, për të vijuar më tej takimet në të gjitha njësitë e tjera të bashkisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Bulqizë, e cila përmes një postimi në “Facebook” shkruan se këto takime kanë për qëllim të masin performancën e punës së Bashkisë gjatë vitit që lamë pas.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij përballë të pranishmëve, kryebashkiaku Alla është shprehur se ka ardhur në pushtet duke premtuar bashkëpunim me banorët e Bulqizës dhe transparencë të plotë në qeverisje.

Teksa dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe shqetësimet e banorëve, Alla u shpreh se vetëm gjatë këtij viti janë realizuar projekte, të cilat gjatë fushatës ishin premtuar se do të përfundonin deri në fund të mandatit.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Ndër të tjera, ai përmendi vijimin e punës për ujësjellësin e madh të qytetit, çka do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë; investimet në infrastrukturën arsimore, në kopshte e çerdhe, ku të vegjlit tashmë mirëpriten në kushte optimale; rikonstruksionin e plotë të godinës së shkollës Shefqet Tançi; investimet në infrastrukturën rrugore të lagjes së re, etj.

Alla premtoi se do të vijojë të jetë pranë banorëve në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë, duke dëgjuar më vëmendje çdo shqetësim dhe kërkesë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu