Banori ngriti shqetësimin gjatë dëgjesës publike, Bashkia Bulqizë ndërhyn për zgjidhjen e problemit

Bulqizë | Bashkia Bulqizë ka ndërhyrë ditën e sotme për zgjidhjen e një problemi që shqetësonte prej kohësh banorët e një pallati në Lagjen e Re të qytetit. Bëhet fjalë për një murë që ndodhej pranë hyrjes së tij dhe pengonte ajrosjen e ambienteve të brendshme të kësaj godine.

Përmes një postimi në Facebook, Bashkia Bulqizë bën të ditur se ky problem ka marrë zgjidhje një ditë pasi njëri nga banorët e këtij pallati e ngriti si shqetësim gjatë një dëgjese publike me kryebashkiakun Lefter Alla.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga qytetari, Bashkia shkruan se një ditë më pas ka zbritur në terren Policinë Bashkiake dhe ekipet e shërbimeve utilitare për ta liruar atë.

Ditën e djeshme, rreth një vit pas marrjes së detyrë, kryebashkiaku Alla është rikthyer në një takim me banorët e Lagjes së Re për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre, ndër të cilat ishte edhe rasti në fjalë, i cili një ditë më pas mori zgjidhje.

Ndërkohë, kryebashkiaku Alla ka lajmëruar se do të vijojë me organizimin e dëgjesave publike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu