COVID-19/ BE alokon 180 milionë euro për Shqipërinë/ Soreca: Do forcojnë financat publike

TIRANË– Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milion eurosh të siguruara nga Bashkimi Europian si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori  Luigi Soreca u shpreh sot se këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin

“Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Europian si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, deklaroi ai.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës marrëveshjen me Bashkimin Europian për ndihmë makrofinanciare për Shqipërinë në shumën prej 180 milionë euro.

Në 25 maj 2020, Bashkimi Europian miratoi vendimin për të vënë në dispozicion asistencën makrofinanciare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të zgjerimit të Europës Lindore në kontekstin e krizës nga pandemia COVID-19.

Nga fondi i alokuar, Republika e Shqipërisë do të përfitojë asistencën makrofinanciare prej 180 milionë euro në formën e një huaje të butë, me normë indikative të interesit rreth 0.5% me kushtet aktuale të tregjeve financiare.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu