Bulqizë/ Alla uron nisjen e vitit të ri shkollor; Publikon videon me investimet në infrastrukturën arsimore

Bulqizë | Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor ditën e nesërme (14 shtator).

Alla shkruan se ky 14 shtator duhet të jetë krejt ndryshe për fëmijët që rikthehen nëpër klasa pas rreth 6 muajsh, kjo pasi ndërhyrjet infrastrukturore nga ana e Bashkisë Bulqizë tanimë kanë mundësuar kushte shumëherë më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Ai shkruan se gjatë gjithë periudhës së verës, Bashkia Bulqizë u kujdes që të përmirësonte infrastrukturën arsimore në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të gjithë territorin e saj, për ta rikthyer atë në një vatër të ngrohtë të dijes, ku të rritet shpresa dhe optimizmi për një të ardhme sa më të sigurt dhe të suksesshme.

Gjithashtu ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe një video me pamje nga puna e bërë për ndërtimin dhe riparimin e ambienteve shkollore përgjatë këtyre muajve.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Alla:

Një urim të përzemërt për nxënësit, prindërit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës!

Shumë fat dhe suksese për të gjithë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës!🤗💁‍♂️💁

Plot shëndet, durim dhe energji për prindërit tanë, aq të angazhuar në edukimin e fëmijëve të tyre!

Respekte pafund për të gjithë mësuesit tanë, që me profesionalizmin e tyre ditën t’ia dalin më së miri edhe në momente shumë të vështira si ato që ndeshëm gjatë vitit të kaluar!👩‍🏫👨‍🏫👏

Ky 14 shtator duhet të jetë krejt ndryshe për fëmijët që rikthehen nëpër klasa pas rreth 6 muajsh.

Gjatë gjithë periudhës së verës, ne u kujdesëm anekënd Bulqizës për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në çerdhe, kopshte e shkolla, për ta rikthyer atë në një vatër të ngrohtë të dijes ku të rritet shpresa dhe optimizmi për një të ardhme sa më të sigurtë dhe të suksesshme!

U gjendëm kudo që kishte nevojë në #Bulqizë, #Martanesh, #Fushë Bulqizë, #Zerqan, #Shupenzë, #Gjoricë#Ostren e #Trebisht.

#VëmendjeNdajArsimit🌹
#VëmendjeNdajFëmijëve❤️

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu