Shtatë të vdekur dhe 71 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Prishtinë | Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar shtatë të vdekur dhe 71 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të reja me COVID-19, vjen pas testimit të 612 mostrave.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, gjashtë muaj më parë (13 mars) e deri më 13 shtator, janë regjistruar 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu