Abuzimet seksuale me të miturit, sociologu: Mëkatarët e parë dhe më të mëdhenj janë prindërit

Tiranë | Sociologu Gëzim Tushi në një interviste televizive këtë të hënë ka komentuar rritjen e rasteve të abuzimeve seksuale në vendin tonë kohët e fundit.

Tushi në fjalën e tij ka theksuar se në vendin tonë në ndryshim nga vitet e mëparshme tashmë kemi një rritje të pedofilëve dhe për këtë është e rëndësishme që të rritet ligjërimi seksual te fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë që ato të kuptojnë dhe të mos lejojnë abuzime të tilla.

Sipas Tushit prindërit janë mëkatarët më të mëdhenj, pasi ato janë kujdestarët e parë të fëmijëve dhe duhet të kujdesen në mënyrë që fëmijët të jenë të informuar dhe të kenë frymën e denoncimit të abuzimeve.

Unë mendoj se përtej rastit individual dhe analizës psikologjike, masat fillestare janë shumë të mira, por ne duhet të shikojmë dhe më tej te pikëpamja sociale,shoqëria jonë ka filluar një shthurje e përgjithshme e jetës seksuale të shoqërisë, tashmë kemi një përhapje të madhe të fenomeneve të incestit dhe të pedofilisë. Ne duhet të shikojmë përtej rastit, se pse janë shënuar këto maniakë të rastit dhe ka disa kontradikta që ne duhet ti shikojmë përtej. Familja shqiptare ka nevojë dhe të përgatisë fëmijën që të denoncojnë, kultura e denoncimit duhet të jetë më e theksuar te fëmijët në mënyrë që ato të dinë dhe të kuptojnë dhe të mos lënë hapësirat dhe ti dorëzohet kriminelit seksual. Përgjegjësia e familjes, mëkatarët e parë janë prindërit, janë kujdestarët e parë dhe së dyti duhet të veçoritë e zhvillimit fizik”, ka thënë Tushi.  

Ndër të tjera profesor Tushi në fjalën e tij ka theksuar se institucionet publike dhe ato të edukimit kanë përgjegjësinë e tyre në lidhje me informimin e fëmijëve.

Sipas Tushit, ligjërimi për seksualitetin te fëmijëve duhet të jetë si në familje ashtu edhe në shkollë, është një mënyrë për të evidentuar të gjithë këto ngjarje.

Institucionet publike për informimin e fëmijëve, duhet të flasim me to në varësi të rrezikut të tyre sipas moshës.  Shkolla mëkatarja më e madhe, pasi flitet pak ose aspak, mësuesit duhet të ligjërojnë mbi seksin pasi kanë paragjykime, janë ato që kanë ndikimin e tyre në lidhje me këto rreziqe. Ligjërimi për seksualitetin duhet të bëhet që në shkollë. A e dini se ka filluar që përgatitja seksuale e fëmijëve është ulur, tashmë është që në moshën 9 vjeçare, ku përgatiten nga pikëpamja. Nëse do i mbrojmë do të ndihmojë dhe në uljen e këtyre fenomeneve.  Ne nuk kemi struktura gjurmuese për pedofilinë, përveç policisë, por janë prindërit ato që duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse do të bëhet adoleshente dhe ajo s’ka asnjë informacion përballet me një terren shthurës. Rënia e tabuve të virgjërisë dhe se seksi është një gjë normale është një gjë normale mes adoleshentëve që ndikon për raste të tilla.

Incesti dhe pedofilia janë dy fenomene, pedofilët kanë qenë më të paktë por tani kanë dalë më shumë në pah dhe janë dy rreziqe të mëdha për fëmijët, fëmijët janë të rrezikuar nga farefise si daja, xhaxhai etj, kufiri midis të lejuarës dhe të palejuarës. Ngjarje të tilla ka dhe në perëndim por në vendin tonë janë në forma më banale”, është shprehur ndër të tjera Tushi.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu