Bashkia Bulqizë mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor

Bulqizë | Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Bulqizë ka ardhur sot (14 shtator) me një urim për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Duke ndarë disa pamje nga dita e parë e rikthimit të nxënësve në shkolla, Bashkia Bulqizë njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë gjithë muajve të verës, bashkia shkruan se ka ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës së të gjitha institucioneve arsimore, duke u përpjekur të krijojë kushte sa më të përshtatshme për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu një apel vjen edhe për prindërit, të cilëve iu kërkohet që të bashkëpunojnë në sa më ngushtësisht me mësuesit, për të ndërgjegjësuar fëmijët në respektimin e masave kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Një mesazh urimi ka ardhur edhe nga vetë kryebashkiaku Lefter Alla.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se “u përpoqëm dhe ia dolëm më së miri që ta shfrytëzojmë verën për të krijuar kushte sa më të përshtatshme në të gjitha shkollat e njësive tona administrative”, – duke shtuar se “sakrifica e përbashkët e të gjithëve do të jetë një shtysë edhe më e madhe për suksesin e përbashkët”.

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu