Aksident i rëndë në Bulqizë; ‘Benzi’ përplaset me furgonin, 27-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

Bulqizë | Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Bulqizë.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë tip “Mercedes Benz” dhe një furgon. Nga përplasja e fuqishme autovetura ka përfunduar jashtë rruge, duke bërë që drejtuesja e saj, shtetasja E. P., 27 vjeçe, të plagoset rëndë dhe të niset me helikopter drejt Tiranës.

Në makinë me 27-vjeçaren po udhëtonte edhe vjehrri i saj, shtetasi F. P., i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë. Ndërkohë i plagosuri tjetër ndodhet në spitalin e Bulqizës dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bën të gjitha hetimet e nevojshme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu