Dani Alvesh i del në mbrojtje Nejmarit: Nuk ka vend për racizëm

Po vazhdon të shkaktojë mjaft diskutime rasti i djeshëm mes Nejmarit dhe Gonzalesit. Braziliani e akuzon lojtarin e Marsejës për racizëm kundrejt tij, pasi pretendon ti ketë thënë majmun dhe bir ku*ve.

Në rrjetet sociale në mbrojtje Nejmarit i ka dalë Dani Alvesh. “Si në sport edhe në jetë jemi për të frymëzuar njerëzit dhe nuk ka hapësirë për njerëzit me urrejtje dhe racizëm. Dashuria është forma e vetme e luftës kundër urrejtjes.

Të dua vëlla i vogël”, përfundon postimi i Alveshit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu