”Huawei” premton smartfonë me sistemin HarmonyOS në 2021

SHANGAI– Gjiganti kinez i telekomeve ”Huawei” theksoi sot se sistemi operativ HarmonyOS do të jetë i disponueshëm në smartfonët e tij që prej vitit të ardhshëm, pas sanksioneve amerikane që pengojnë përdorimin e sistemit android.

HarmonyOS, i zbuluar vitin e kaluar, për momentin pajis vetëm disa nga produktet e firmës nga Shenzhen.

Sistemi operativ është një softuer thelbësor për funksionimin e një pajisjeje elektronike.

Pjesa dërrmuese e telefonave celularë në botë janë të pajisura me sistemin android të Google ose iOS të Apple.

Në një konferencë, një nga drejtuesit e ”Huawei”, Richard Yu, njoftoi se kodi burimor për HarmonyOS do të jetë në dispozicion për zhvilluesit e aplikacioneve në dhjetor.

“Smartfoni i parë i grupit që punon me këtë sistem operativ do të nisë në 2021″, theksoi ai.

Uashingtoni ka rritur këto muajt e fundit presionet ndaj aleatëve të saj për të ndaluar pajisjet 5G të ”Huawei”, një zonë në të cilën grupi është lider, duke argumentuar rreziqet në drejtim të sigurisë kibernetike./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu