Kosova shënon rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19

Prishtinë | Ditën e sotme autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar 55 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se rastet e reja vijnë si rezultat i testimit të 574 personave.

“Mund t’ju them se kemi rënie të dukshme të situatës epidemiologjike”, – tha Ramadani, duke njoftuar edhe për shërimin e 150 pacientëve.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,692.

Prej tyre, 600 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 11,585 janë shëruar.

Aktive mbeten edhe 2,507 raste.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, njoftoi se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 319 pacientë, që janë konfirmuar ose dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu